Lufta kundër kanabisit, Sandër Lleshaj: Janë 4 qarqe problematike, legalizimi debat tjetër

2 Qershor 2020 | 15:06

Fjalën online para drejtuesve të policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e nisi me ankesat për pushtetin vendor i cili nuk po merr përgjegjësi në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Për këtë Lleshaj foli për 4 qarqe problematike.

“Sipas informacioneve që unë disponoj, zonat me rrisk konsiderohen ende disa qarqe të vendit, si qarku i Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, ku kërkohet përqendrim dhe vëmendje maksimale, pa lënë në vëmendje edhe qarqe të tjera”,  tha ai.

Duke kujtuar vitet e kaluara ku oficerë të lartë të policisë u implikuan në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, Lleshaj kërkoi luftë edhe me të keqen brenda radhëve të uniformave blu ndërsa theksoi se kjo nuk duhet të ngatërrohet me debatin për legalizimin për qëllime mjekësore.

“Legalizim i kanabisit për qëllime mjekësore dhe kultivimi ilegal janë dy çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha ai.

Një ditë më parë në një raport të agjencisë për monitorimin e drogave dhe EUROPOL, theksohej se parashikohet që këtë vit në Shqipëri do të rritet kultivimi i kanabisit si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anticovid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026