Lufta kundër korrupsionit, SHBA projekt të ri për transparencën e qeverisjes në Shqipëri

15 Janar 2021 | 07:22

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të mbështesë një projekt ambicioz në Shqipëri, në përpjekje për të forcuar transparencën e qeverisjes, si një mjet të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

Projekti i quajtur “Akademia e transparencës Shqipëri- SHBA”, u prezantua gjatë ditës së enjte. Ambasadorja Yuri Kim tha se korrupsioni është një nga arsyet që ua zbeh shpresën të rinjve dhe i bën ata të largohen nga vendi.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos humbasim shpresën, pasi arma më e fuqishme e tiranëve është t’i bëjë njerëzit të humbasin shpresën, të besojnë se gjërat kanë qenë keq dhe kështu do të vijojnë, ndaj ju duhet të ulni kokën dhe ta pranoni. Është e njëjta gjë edhe me korrupsionin. Është diçka e normalizuar. Kështu Shqipëria ka qenë dhe kështu do të jetë. Dhe zgjedhja juaj është ose ta pranoni korrupsionin, ose të largoheni,” – u shpreh ambasadorja Kim duke shpjeguar perceptimin mbi korrupsionin në Shqipëri.

“Këtë shoh tek të rinjtë që vendosin të largohen. Ata thonë, nuk kam shpresë këtu, por mund të gjej shpresë diku tjetër. Duhet të identifikojë mjetet teknike për ta bërë korrupsionin më të vështirë, si për shembull të vendosë regjistrimet dhe proceset online, në mënyrë që të gjithë të shohin me saktësi se çfarë ndodh dhe se kush i menaxhon gjërat,” – këshilloi ambasadorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026