Lufta me flakët në Greqi, shefi i ekipit zjarrfikës shqiptar rrëfen eksperiencën
Shefi i ekipit shqiptar operacional zjarrfikës që udhëtoi drejt Greqisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve tha në një intervistë për Euronews Albania se realizuan 14 ditë operacion shpëtimi në shtetin fqinj.
Leonard Qyra tregoi se shërbimet e tyre i përqëndruan në zonën e Aleksandropolit, aty ku ishte dhe lufta më e fortë me flakët. Ai ishte duke u kthyer për Shqipëri, ndërsa sqaroi se pyjet e Dadias kanë qenë gjithashtu në fokusin e tyre gjatë qëndrimit në Greqi.
“Fatkeqësisht janë djegur pjesa më e madhe e pyjeve dhe shpresojmë që ato të rigjenerohen sepse një pjesë e tyre edhe mund të rigjenerohen pasi zjarri nuk i ka djegur të gjitha. Nuk mund të themi një shifër të saktë, por unë mendoj se mund të jenë rreth 100 mijë hektarë. Ka pasur pafund sipërfaqe të djegura.
Kishim 5 mjete zjarrfikëse dhe 4 mjete të tjera mbështetëse, 1 autoambulancë dhe 3 mjete për transportin e personelit. Kemi shërbyer jashtëzakonisht shumë mirë dhe kemi marrë vlerësime shumë të mira,” – u shpreh Qyra.
Ai tregoi gjithashtu se lufta me flakët ka qenë e vështirë, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe pa incidente. Sipas zjarrfikësit situata është ndihmuar dhe nga bashkëpunimi i ekipit me punonjësit lokalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor