Lufta ndaj trafikimit të trashëgimisë, në kërkim të objekteve të grabitura 

15 Nëntor 2022 | 16:02

Lufta kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore mbetet një sfidë për Ministrinë e Kulturës. Të martën u nënshkrua një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme me qëllim gjurmimin, kapjen dhe ruajtjen e objekteve të trafikuara.

Në një intervistë për Euronews Albania, pas firmosjes së marrëveshjes, ministria Margariti shpjegoi konkretisht çfarë ndryshon në ruajtjen e trashëgimisë.

“Nënshkruam këtë marrëveshje e cila vendos të gjithë institucionet përpara një kuadri të qartë hapash masash, mbështetjesh që bën të mundur në vazhdimësi për secilin nga punonjësit e administratave tona të kenë më të thjeshtë anën ekzekutive të çuarjes përpara të bashkëpunimit”- tha Margariti.

Ministria foli për një numër të gjerë artifaktesh të cilat mungojnë si dhe hapat pasardhës që pritet të ndërmerren ndaj fenomenit të trafikimit.

 “Kemi patjetër një databaze të gjerë artefaktesh të cilat mungojnë në territorin shqiptar, ose që mund të ndodhen në territor, por nuk janë të pozicionuara. Prandaj ne në institutin tonë të regjistrimit të pasurive kulturore kemi një listë të gjatë kemi dhe një bashkëpunim shumë të mirë me Interpolin dhe forcat e policisë kufitare”- thekson më tej Margariti.

Teksa një ditë më parë Shqipëria nënshkroi një tjetër marrëveshje bashkëpunimi për rikthimin e ikonave ne vendin e tyre të origjinës mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026