Lufta në Gaza, forcat izraelite “pushtojnë” Parlamentin e Hamasit

14 Nëntor 2023 | 07:34

Ushtria izraelite ka marrë kontrollin e të ashtuquajturit “Parlamenti i Gazës”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallad, të ketë thënë se “Hamasi e ka humbur kontrollin në Gaza”.

Forcat izraelite (IDF) thuhet se po finalizojnë planet për të sulmuar rrjetet e tuneleve në Gaza për të liruar 239 pengjet e mbajtura atje, ndërsa shpresat për një marrëveshje me Hamasin zbehen.

Kujtojmë se ditën e djeshme, forcat izraelite thanë se kishin gjetur armë të shumta të Hamasit gjatë dosa kontrolleve nënujore.

Sipas burimeve jo të konfirmuara zyrtarisht, bëhet me dije se rreth 1400 shtetas izraelit kanë humbur jetën dhe mbi 11 mijë palestinezë.

Konflikti u rindez pas një sulmi të Hamasit në 7 tetor kundër Izraelit, gjë që bëri që të niste një ofensivë e gjerë e IDF-së brenda Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026