Lufta në Iran, çmimi i naftës rritet përsëri me mbi 100 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës është rritur përsëri këtë mëngjes ndërsa lufta në Iran vazhdon. Në orën 05:30 GMT sipas orës locale, çmimi i naftës së papërpunuar Brent luhatej rreth 104 dollarëve për fuçi, ndërsa SHBA-të dhe Irani vazhdojnë të jenë në mosmarrëveshje mbi një plan paqeje.
Ndërsa afrohet afati i 28 marsit për ultimatumin e Presidentit Donald Trump për Iranin për të rihapur ngushticën e Hormuzit, tregjet shpresojnë që konflikti të kalojë drejt një dritareje për çtensionim.
Gjatë fundjavës, çmimi i naftës Brent, çmimi referues global i naftës, u rrit në 113 dollarë për fuçi për shkak të frikës se konflikti po përshkallëzohej, përpara se të binte këtë javë. Nafta e papërpunuar Brent është rritur me mbi 40% që nga fillimi i konfliktit.
Aksionet e furnizuesve perëndimorë të gazit kanë dalë si përfitues të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pasi investitorët presin që kompanitë me rrugë furnizimi që anashkalojnë Lindjen e Mesme të korrin një fitim të papritur nga çmimet e larta të energjisë. Kontratat e ardhshme të gazit natyror herët të enjten ishin pak nën 3 dollarë.
Ndërsa Evropa importon relativisht pak gaz direkt nga Katari, prodhuesi i dytë më i madh i LNG-së në botë, mbyllja efektive e ngushticës i ka detyruar blerësit aziatikë të konkurrojnë me Evropën për ngarkesat amerikane, duke rritur çmimet globale.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë