Lufta në Iran, Hegseth: Ushtria amerikane synon të jetë e paparashikueshme
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, zhvilluan një konferencë për shtyp në Pentagon, e para në 12 ditët e fundit.
Gjatë fjalës së tij, Hegseth deklaroi se “ndryshimi i regjimit ka ndodhur” në Iran, duke shtuar se qeveria e re “duhet të jetë më e mençur se e mëparshmja”. Ai bëri të ditur gjithashtu se kishte vizituar gjatë fundjavës Komandën Qendrore të SHBA-së dhe ishte takuar me trupat, por pa zbuluar vendndodhjet konkrete të bazave të vizituara.
Sekretari i Mbrojtjes theksoi se SHBA-të janë në dijeni që vende rivale po i ofrojnë Iranit informacione mbi asetet amerikane. Sipas tij, fokusi kryesor i Uashingtonit mbetet arritja e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.
Hegseth shtoi se ushtria amerikane synon të jetë “e paparashikueshme” sa i përket pranisë së trupave në terren në Iran. I pyetur për kritikat nga mbështetës të Donald Trump, të cilët kundërshtojnë dërgimin e forcave tokësore, ai u shpreh se nuk e kupton pse baza politike e presidentit nuk do të kishte besim në aftësinë e tij për të zbatuar strategjinë ushtarake.
Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët fillojnë grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët