Lufta në Iran, sa milardë dollarë kërkon Pentagoni për të vijuar operacionin ushtarak

19 Mars 2026 | 07:57

Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë më shumë se 200 miliardë dollarë (151 miliardë paund) për të financuar luftën në Iran, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës për Washington Post.

Gazeta thotë se kjo shumë do të tejkalonte ndjeshëm koston e fushatës së administratës Trump deri më tani, dhe në vend të kësaj synon të rrisë “urgjentisht” prodhimin e armatimeve kritike që janë shpenzuar.

Disa kërkesa të ndryshme për financim janë “hedhur në diskutim” nga Pentagoni gjatë dy javëve të fundit, dhe Post sugjeron se versioni më i fundit “ka të ngjarë të shkaktojë një betejë të madhe politike në Kongres”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë kishin refuzuar të dyja kërkesat për koment nga gazeta në kohën e raportimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026