Lufti Haziri: Kurti nuk është i gatshëm për të negociuar, vetëm bisedon për dialog
Albin Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në takimet e tij në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi, tha për Euronews Albania Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së.
“Po i mbahet qëndrimit të shprehur në Prishtinë që takon, bisedon por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi sot e konfirmoi”, u shpreh t. Lufti Haziri.
Lufti Haziri tha se dialogu duhet të vihet në vijë dhe se deri tani palët nuk po diskutojnë për substancën dhe përmbajtjen e dialogut, por kanë ngecur ende te formati i tij.
“Ka biseda lidhur me formatin dhe agjendën për dialog, për jo substancë”, tha Lufti Haziri.
Ai shtoi se “palët janë ende në nivele populiste, sesa duke u marrë me substancën e problemit”.
Albin Kurti sot në takimin e tij me Vuçiç në Bruksel, ka dalë me një dokument me gjashtë pika, për të cilin z. Haziri tha se është përtej agjendës së pritur në Kosovë. Ai sqaroi se te ky dokument kërkohet që Serbia të përballet me të kaluarën e saj, në mënyrë që të ndërtohet procesi për të ardhmen.
Por, për nënkryetarin e LDK-së, nëse vazhdohet të diskutohet në këtë frymë në Bruksel, atëherë po shkohet në një drejtim që nuk ka fund.
Gjithsesi, për Lufti Hazirin takimi i sotëm Kurti-Vuçiç ka prodhuar marrëveshje që të fillohet të punohet për dialog më tej, mirëpo ai shtoi se “duket se palët janë marrë vesh për të mos u marrë vesh.”
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta