Luftimet e ashpra në Gazë pamundësojnë furnizimin me ndihma

6 Dhjetor 2023 | 10:36

Forcat Izraelite i vazhduan luftimet e ashpra me luftëtarët e Hamasit, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara,  nëpër Rripin e Gazës të mërkurën, pasi e kanë zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e dytë më të madh të kësaj enklave, duke e tkurrur vendin ku palestinezët mund të kërkojnë strehim dhe duke e pamundësuar fuqizimin me ndihma jetike nëpër shumicën e vendit.

Ofensiva në jug kërcënon të shkaktojë zhvendosje të madhe të njerëzve brenda enklavës së rrethuar bregdetare, ku Kombet e Bashkuara thonë se 1.87 milion njerëz – rreth 80% e popullsisë – kanë ikur nga shtëpitë e veta tashmë.

Shumica e veriut, përfshirë pjesë të mëdha të Qytetit të Gazës, është shkatërruar plotësisht, dhe palestinezët kanë frikë se edhe pjesa tjetër e Gazës mund ta përjetojë fatin e njëjtë.

Izraeli thotë se i duhet patjetër ta rrëzojë Hamasin nga pushteti për ta parandaluar përsëritjen e sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, ku Hamasi dhe militantët e tjerë i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën 240 pengje.

Më shumë se 100 pengje janë liruar tashmë gjatë armëpushimit njëjavor, ndërsa Izraeli i liroi 240 të burgosur palestinezë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të mbajë kontroll të pakufizuar të sigurisë në Rripin e Gazës, megjithëse kjo është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Në tri ditët e fundit, furnizimi me ndihma – kryesisht miell dhe ujë – ka qenë i mundur vetëm brenda dhe përreth qytetit kufitar, Rafah, në skajin jugor të Gazës, për shkak të luftimeve dhe mbylljes së rrugëve nga forcat izraelite, sipas OKB-së.

Gaza ka mbetur pa rrymë prej fillimit të tetorit, ndërsa Izraeli ka kufizuar skajshëm importin e karburantit, duke i detyruar disa spitale të mbyllen, sepse ato kanë mbetur edhe pa gjeneratorët emergjentë.

Lufta i ka vrarë më shumë se 16.200 njerëz në Gazë – 70 për qind gra dhe fëmijë – dhe i ka plagosur mbi 42.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij territori, e cila i publikoi të dhënat e reja të martën.

Ushtria e Izraelit e akuzon Hamasin se po i përdor civilët si mburoja njerëzore gjatë operacioneve të luftëtarëve të vet në zonat e banimit.

LEXONI GJIHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026