Luhatje shifrash në Kosovë, shkon në 650 numri i viktimave nga Covid-19

14 Tetor 2020 | 13:29

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë krye 650 teste të dyshuara, prej të cilave 80 qytetarë janë konfirmuar të prekur me Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili shton se për shkak të komplikacioneve një qytetar ka humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 650 qytetarë, shifër kjo e lartë në krahasim me numrin e popullsisë.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315”, thekson IKSKSH-ja.

Rastet pozitive në Kosovë:

Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste,  komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një  rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë fton qytetarët të ruajnë distancën, të mbajnë maskë dhe të evitojnë ambientet e mbipopulluara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026