Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
1 Korrik 2022 |
22:03
Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë.
Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës.
Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.
Atletja fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pat fituar katër vite më parë në Tarragona.
Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta