Lukashenko: Bjellorusia shkatërroi dronët e nisur prej Ukrainës

10 Gusht 2024 | 14:37

Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë të shtunën se mbrojtja ajrore e Bjellorusisë, ka shkatërruar disa shënjestra në territorin e vet, të premten, që janë nisur prej Ukrainës, dhe që besohet të kenë qenë dronë.

Ai nuk ka ofruar dëshmi se pajisjet kanë qenë ukrainase. As Ukraina nuk i ka komentuar këto pretendime.

Sipas Lukashenkos, “dhjetëra” caqe kanë shkelur hapësirën ajrore bjelloruse në rajonin lindor Mogilev, në kufi me Rusinë.

Për këtë arsye, Minsku e ka rritur shkallën e alarmit në nivelin më të lartë te forcat ajrore dhe forcat ajrore mbrojtëse.

Lukashenko ka thënë përmes një videoje të publikuar prej medias shtetërore, Belta, se, shënjestrat tjera “janë transferuar” në Rusi dhe më vonë janë shkatërruar rreth qytetit Jarosllav.

Më herët gjatë ditës së shtunë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka identifikuar gjashtë dronë në rajonin Jarosllav.

Lukashenko është ndër aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe mbështet luftën e nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.

Dy liderët dhe vendet e tyre janë shënjestruar me sanksione të ashpra prej Perëndimit.

Organizata ndërkombëtare e rendisin Bjellorusinë në mesin e vendeve që kanë nivel shqetësues të të drejtave të njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026