Lukashenko fal 30 persona të dënuar lidhur me protestat
Udhëheqësi autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka nënshkruar një dekret për faljen e 30 personave, që ishin dënuar “për krime që lidhen me protesta”.
Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e zyrës së tij u tha se 14 gra dhe 16 burra, disa nga të cilët vuajnë nga sëmundje serioze apo janë në moshë të pensionit, janë falur.
Më herët gjatë kësaj jave, qendra për të drejtat e njeriut, Vyasna tha se ka pranuar të dhëna se të burgosurit politikë në mbarë Bjellorusinë po detyrohen të shkruajnë peticione për të kërkuar falje presidenciale nga Lukashenko.
Kjo qendër po ashtu ka thënë më herët se shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.
Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandër Lukashaneko, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkon si fitues të zgjedhjeve presidenciale.
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit