“Lulzim Basha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Arben Ristani kritika kryedemokratit
Lulzim Basha e ka çuar Partinë Demokratike nga humbja në humbje, pa mbajtur përgjegjësi, tha në “Raw Politics” Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Në lidhje me kritikat e z. Basha i cili në Kuvendin e PD-së përmendi se disa demokratë i janë kthyer kundër Partisë Demokratike, z. Ristani tha se në fakt i janë kthyer kundër kryetarit Basha dhe jo PD-së dhe se për të, PD-ja është shumë e rëndësishme.
“As që kemi çuar në mendje, jemi rritur, jemi pjekur bashkë me PD-në, kam qenë student i grevës së urisë, në mitingjet e para fare kur ka lindur PD-ja. Në makinë me Berishën dhe Azemin. Ne jemi bashkëudhëtarë që nga dita e themelimit. E duam, unë e dua me shpirt, më duket sikur është pjesë e imja”, u shpreh Arben Ristani.
Arben Ristani tha se PD-ja ka lindur për të qenë parti e parë, mirëpo kohët e fundit kjo parti gjendet në fazë kritike dhe sipas tij, kjo ndodh për shkak të mënyrës së drejtimit të Lulzim Bashës.
“Shkaku kryesor është kompleksi i Bashës dhe paaftësia e tij për ta drejtuar PD-në dhe për ta bërë fituese. Që nga momenti i parë largoi një numër të madh figurash historike dhe e vazhdoi këtë më tutje”, tha Arben Ristani.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta