Lulzim Basha kritik ndaj Ramës: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se si rezultat i keqqeverisjes përgjatë tetë viteve Shqipëria ka ngelur në vendnumëro.
Sipas tij, fajtori kryesor për këtë dështim është vetë shefi i qeverisë. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, lideri i opozitës thotë së gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve janë dyfishuar.
“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim”, shkruan Basha.
Ai shprehet më tej se shqiptarët duhet të zgjedhin një qeveri, e cila duhet të ketë fokus qytetarët dhe nevojat e tyre.
“Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”, shton ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta