Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetari i ri i LDK

14 Mars 2021 | 16:13

Delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë vendosur që kryetar i ri i kësaj partie të jetë Lumir Abdixhiku.

Ishin afër 350 delegat që kanë votuar pro Abdixhikut, ndërsa kundër kandidatë kishte edhe Lutfi Hazirin dhe Besjan Mustafën.

KosovaPress ka mësuar se delegatët e LDK-së me rreth 190 vota kanë vendosur që Abdixhiku të jetë në krye të partisë.

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është zotuar se do ta rikthejë LDK-në si forcë kryesore politike në vend.

Abdixhiku para delegatëve që e zgjodhën kërkoi unitet në LDK dhe bashkim, pasi e njëjta nuk ka njerëz për te humbur.

“Sot po e hapim një faqe të re për ta rikthyer LDK-në në vendin e vet. Nga vetvetja duhet të nisim rikthimin tonë të madh. Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës, e që kanë nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Prandaj rikthimi ynë është çështje kohe”, tha Abdixhiku.

Në fjalimin e parë si kryetar, Abdixhiku kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur programin e saj, politika të majta që synojnë zhbërjen e Kosovës.

Pas rezultateve në Kuvendin e LDK-së, ku Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka marrë mbështetjen edhe nga Lutfi Haziri.

Ai iu zotua kryetarit të ri se do t’i qëndrojë prapa çdo ditë. Pavarësisht humbjes, Haziri tha se LDK do të jetë e bashkuar.

Unitet dhe bashkim kërkoi edhe Besian Mustafa që ishte kandidat për kryetar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026