LVV në zgjedhjet lokale? Kurti: Do bëj fushatë për Kosovën dhe Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të bëjë fushatë çdo ditë, për realizimin e veprave nga bashkëpunimi me Shqipërinë.
Deklaratën, Kurti e dha këtë të hënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë, pasi u pyet nga “Euronews Albania”, nëse Lëvizja Vetëvendosje do konkurronte në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Shqipëri.
“Nuk mund të bëjmë tani komente ose të japim përshtypjet tona për përshypje nga më të ndryshmet. Atëherë nuk jemi kryeministra, por as analista të mirë. Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes.
Kjo është çështja më e rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë, për këtë do të bëj fushatë. Deklaratat, përshtypjet, intrigat, komentet janë të pakrahasushme me çfarë po bëjmë më këto mbledhjet e përbashkëta”, theksoi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta