Lyon triumfon ndaj PSG, disfata e 5-të për parizienët në Ligue 1
Skuadra e PSG-së po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ku ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Të besuarit e Galtier u shtangën në shtëpi nga Lyon, me këta të fundit të cilët triumfuan me rezultat minimal. Lacazette kishte mundësinë më të mirë të kalonte në avantazh Lyonin në pjesën e parë, duke shpërdoruar një penallti.
Me nisjen e fraksionit të dytë, një aksion i mirëorganizuar nga ofensiva e klubit të Lorent Blank solli golin me autor 20-vjeçarin Barcola. Fitorja e fundit e parizienëve në Ligue 1 është ajo ndaj Brestit më 11 mars.
Përballja mes Monacos dhe Strasbourgut ka prodhuar 7 gola, ndërsa vendësit fituan 4-3. Pjesa e parë u mbyll në favor të Strasbourgut, ndërsa Monaco përmbysi gjithçka në pjesën e dytë të takimit. Lille është ngjitur në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit pas fitores 3-1 në ndeshjen e së dielës. Aktualisht në kampionatin francez mbeten dhe 9 javë për t’u luajtur, ndërsa skuadra e PSG po has problem në rrugën drejt titullit.
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë