Macron: Objektet e vjedhura nga Luvri do të gjenden dhe autorët do të ndëshkohen

20 Tetor 2025 | 08:02

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu besim se objektet e vjedhura nga Luvri do të gjenden dhe se autorët do të nxirren para drejtësisë.

Macron shkroi në Platformën X se vjedhja e kryer në Luvër ishte një sulm ndaj trashëgimisë së çmuar kulturore dhe historike të Francës. Presidenti francez deklaroi se po ndërmerren të gjitha aktivitetet për të kapur autorët dhe për të kthyer ekspozitat , si dhe se të gjitha hapat po udhëhiqen nga zyra e prokurorit të Parisit.

Macron theksoi se projekti i ri për mbrojtjen e Luvrit, i cili u lançua në janar, do të lejojë rritjen e sigurisë dhe do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e kulturës franceze.

Hajdutët që grabitën muzeun e Luvrit në Paris të dielën vodhën tetë objekte me vlerë të madhe, dhe i nënti që u përpoqën të vidhnin u gjet në vendngjarje, tha prokurori i Parisit Lor Becque.

Becque tha në një deklaratë për televizionin BFM se hajdutët nuk e kishin në shënjestër ose nuk e vodhën diamantin e famshëm botëror Regent , i cili ndodhet në të njëjtën galeri ku ata hynë me forcë, i cili vlerësohet të ketë një vlerë prej më shumë se 60 milionë dollarësh.

Ajo tha se, sipas raportimeve të para, katër burra që kishin “mbuluar” fytyrat dhe ikën “me skuterë të fuqishëm” morën pjesë në vjedhjen në Luvër.

Prokurori shtoi se hetuesit kanë “pamje nga kamerat e mbikëqyrjes me video nga muzeu dhe qyteti” dhe se mund të mbështeten te qytetarët për të bashkëpunuar dhe ndihmuar në hetim.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026