Macron letër Hotit: Dialogu të rifillojë në Samitin e Parisit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë sot një telegram urimi nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka uruar atë me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit të vendit. Në letrën e Macron flitet dhe për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e BE-së pa përmendur SHBA-të.
“U takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese. Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve”, shkruan Macron.
Më tej, presidenti francez ka thënë se sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të arritur një marrëveshje. “Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim”, përfundon Macron.
Gjatë një takimi me Akademinë e Shkencave në Kosovës, kreu i qeverisë ka prezantuar kornizë platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, ku tha se procesi do të vazhdojë vetëm mbi bazën kushtetuese dhe se dialogun do ta udhëheqë kryeministri, pra vetë ai. Ai tregoi se ka ftuar liderët e pozitës dhe opozitës për të folur mbi këtë proces dhe se shpejt kërkesë për takim do t’i bëjë edhe Presidentit të vendit.
“Parimi i parë është që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm; parimi i dytë është që organizmi kushtetues dhe shtetëror i Kosovës është i panegociueshëm; dhe së treti, marrëveshja që do të duhet të arrihet, duhet të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Hoti.
Ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja tha dialogu duhet të bëhet mbi parimet kushtetuese dhe se ajo që i ka munguar Kosovës në këtë proces është paqëndrueshmëria e faktorit politik të Kosovës në bisedime. “As sot nuk e kam të qartë e asnjëherë nuk e kam pas të qartë nga e kanë marr të drejtën politikanët e Kosovës, disa sigurisht, që të bëjnë kompromise, të japin e të marrin në emër të Kosovës, nga ju buron kjo e drejtë? Nga kushtetuta jo se jo, por as nga vota e popullit besoj që jo”, tha Kraja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta