Macron mbron Depardieu, i akuzuar për dhunë seksuale: Ai e bën Francën krenare 

21 Dhjetor 2023 | 10:51

Presidenti francez Emmanuel Macron mori nw mbrojtje yllin e filmit Gerard Depardieu dhe kundërshtoi, siç tha ai, “gjuetinë” ndaj tij.

Ai u distancua nga kërkesa e qeverisë franceze për t’i hequr aktorit dekoratën më të lartë të Francës, medaljen e Legjionit të Nderit, pas akuzave për seksizëm dhe sulm seksual, raporton Politico.

“Unë jam një fans i madh i Gerard Depardieu, ai është një aktor i madh… Ai ndihmoi në prezantimin e botës me shkrimtarët tanë të mëdhenj, ai e bën Francën krenare”, tha kreu i Francës gjatë një interviste për kanalin televiziv “France 5”.

Depardieu është përballur me një sërë akuzash për seksizëm dhe dhunë seksuale gjatë viteve të fundit, të cilat ai i ka mohuar.

Pas dokumentarit të publikuar së fundmi “Complement d’Enquete” në televizionin France 2, në të cilin Depardieu bëri komente të turpshme për gratë gjatë udhëtimit të tij në Korenë e Veriut në vitin 2018, ministri francez i kulturës kërkoi që atij t’i hiqej Legjioni i Nderit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026