Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

24 Qershor 2021 | 07:19

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një marrëveshje.

Në takimin e parë mes tyre të zhvilluar në pallatin Elysee, në Paris, Macron ka garantuar Kurtin se Franca do të mbështesë procesin e integrimit të Kosovës në strukturat europiane.

“Kosova, si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, shihet me interes nga Bashkimi Europian. Ajo do të ketë mbështetjen tonë në procesin e afrimit me BE-në, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe në ecurinë për një zhvillim të qëndrueshëm. Si dy popuj me vullnet të madh politik, ftoj ju dhe z. Vuçiç të angazhoheni si liderë europianë në arritjen e një marrëveshjeje, në arritjen e një kompromisi”, – u shpreh Macron.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në oborrin e pallatit Elysee, Kurti garantoi presidentin francez se Kosova po ndjek me kujdes zhvillimet në Bruksel, të ndikuara edhe nga ardhja në pushtet e presidentit të ri amerikan, Joe Biden.

“Tanimë kemi një realitet të ri, me përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos vizitën e presidentit amerikan Joe Biden dhe bisedimet me liderët europianë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluar dhe të drejtpeshuar, si dhe me një besim më të lartë”, – deklaroi kryeministri Kurti.

Më tej, Kurti i ka shprehur kreut të shtetit francez mirënjohjen e tij dhe atë të popullit të Kosovës për ndërhyrjen si pjesë e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb në Kosovë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026