Maduro hakmerret ndaj BE-së, dëbon ambasadoren pas vendosjes së sanksioneve
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro hakmerret ndaj Bashkimit Evropian pas vendimit të unionit për të sanksionuar disa prej zyrtarëve të tij. Lideri i Venezuelës i ka dhënë 72 orë kohë ambasadores të BE që të largohet nga vendit.
“Kush janë ata që të vendosin sanksione? Kush janë ata që përpiqen të mbizotërojnë me kërcënime? Kush janë ata? Tani mjaft!”, tha Maduro.
Njëmbëdhjetë zyrtarë kryesorë të Venezuelës u bënë pjesë e një listë të sanksioneve nga BE, e cila pretendon se ata po dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Janë rreth 36 zyrtarë në total të cilët bëjnë pjesë në listën e zezë të BE.
Kujtojmë se liderët evropianë mbështesin liderin e opozitës Huana Guaido dhe e njohin si president të përkohshëm deri në kohën kur në vend të mbahen zgjedhje të besueshme demokratike.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës