Maduro për fituesen e Çmimit Nobel për Paqen: Machado është një shtrigë djallëzore

13 Tetor 2025 | 17:30

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e quajti sot fituesen e Çmimit Nobel për Paqen dhe udhëheqësen e opozitës, María Corina Machado, një “shtrigë djallëzore”, duke shtuar se ajo nuk mbështetet nga 90 për qind e popullsisë së vendit.

Në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Rezistencës së Popujve Indigjenë, Maduro shmangu përmendjen e faktit që Machado fitoi Çmimin Nobel, raportoi “Mundo”. Sipas gazetës, televizioni dhe radioja shtetërore e Venezuelës censuruan mbulimin e çmimit Nobel për Machadon.

Në të njëjtën kohë, Maduro tha se është gati të përballet me “kërcënimet imperialiste”.

“Le ta dinë imperialistët se ne jemi populli i trashëgimtarëve të luftëtarëve të Karaibeve që gëlltisin zjarrin”, tha presidenti i Venezuelës.

Qeveria në Karakas ka frikë se SHBA-të së shpejti do të kalojnë në fazën e dytë të vendosjes së tyre ushtarake në rajonin e Karaibeve për të sulmuar objektiva tokësore të lidhura me kartelin e drogës Los Soles.

Uashingtoni pretendon se Maduro është në krye të një rrjeti trafikimi droge të përbërë nga gjeneralë dhe zyrtarë të lartë, si dhe guerilas kolumbianë, që thuhet se po e përmbyt SHBA-në me drogë.

“A mendoni se populli ynë ka frikë prej jush? A mendoni se populli ynë do të dorëzohet? Askush këtu nuk do të dorëzohet”, i tha Maduro opozitës, të cilën ai pretendon se mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Venezuelës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026