Maduro: Venezuela do vazhdojë tregtinë e naftës pavarësisht bllokadës së Trump

18 Dhjetor 2025 | 09:41

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha sot se vendi do të rifillojë tregtinë e naftës, një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë ose dalin nga Venezuela.

Maduro tha se qëllimi i Trump është të ndryshojë regjimin në Venezuelë dhe tha se kjo nuk do të ndodhë, shkruan ABC.

Ai theksoi se nafta dhe burimet natyrore, sipas kushtetutës, i përkasin popullit të Venezuelës.

Të martën, Trump njoftoi në rrjetin e tij social “një bllokadë të plotë dhe totale të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela” dhe kërkoi kthimin e naftës dhe pronës që ai pretendon se i janë sekuestruar më parë Shteteve të Bashkuara.

Ai nuk specifikoi se për cilën pronë bëhet fjalë në kërkesë.

Qeveria e Venezuelës e vlerësoi deklaratën e Trump si një “kërcënim të pamatur dhe serioz” dhe tha se njoftime të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar, tregtinë e lirë dhe lirinë e lundrimit.

Ajo njoftoi se ambasadori i saj në Kombet e Bashkuara do të vazhdojë të dënojë ato që i quajti shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të refuzojë njoftimin e Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026