Majlinda Bregu: Ka rritje të besimit në bashkëpunimin rajonal

24 Qershor 2021 | 19:34

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi gjetjet e “Barometrit Ballkanik” për vitin 2021, duke shqyrtuar perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor rreth temave si integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, digjitalizimi etj.

Sipas gjetjeve të sondazhit, qytetarët e Ballkanit Perëndimor mbështesin bashkëpunimin rajonal, 77% e tyre janë dakord se kjo mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike, ekonomike si dhe të sigurisë në ekonominë e tyre dhe 62% e konsiderojnë anëtarësimin në BE si diçka të mirë për ekonomitë e tyre.

Ende 49% mendojnë se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballet ekonomia e tyre, krahasuar me 45% në vitin të kaluar, tek të rinjtë ky perceptim shkon në nivelin 63%.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu deklaroi se ka një rritje të besimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në ndërveprimin rajonal.

“Ka një rrije të mbështetjes në nivel të përgjithshëm të qytetarëve të rajonit për procesin e bashkëpunimit rajonal sikurse ka një rrije të shpresës duke menduar se anëtarësimi në BE është një proces, që i ndihmon vendet tona që të bëhen më të mira”, tha Majlinda Bregu.

Sa i përket procesit të negociatave, znj. Bregu u shpreh se zvarritja e tij nuk i bën aspak mirë si besimit të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, por edhe vetë Bashkimit Evropian.

“Sigurisht që sa më shumë të zgjatet një proces aq më shumë ka shanse që të ketë mosbesim. Asgjë e mirë nuk vjen nga zgjatja, nuk i bën mirë as Bashkimit Evropian, nuk i bën mirë as Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.

Barometri Ballkanik mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zhvillohet çdo vit që prej 2014, me të dhëna që mblidhen nga më tepër se 6,000 qytetarë dhe 1,200 sipërmarrje në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026