Makina merr flakë në lëvizje e sipër afër rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë

9 Korrik 2023 | 14:40

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Sipas njoftimit të policisë nga incidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak I zjarrit besohet të ketë qenë një defect në mjet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026