Makina përplas fëmijën në bulevardin “Nënë Tereza”

Makina përplas fëmijën
20 Mars 2023 | 13:19

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Kamzë. Policia bën me dije se një fëmijë i moshës 13-vjeçare është përplasur nga një automjet në bulevardin “Nënë Tereza”.

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjetit si dhe po vijojnë punën për zbardhjet e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fëmija i mitur është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 28-vjeçarit i kaluan pronurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026