Makinat dhe pronat e dëmtuara, 87% janë dëmshpërblyer
Makinat apo banesat e dëmtuara gjatë vitit 2022 janë paguar nga kompanitë e sigurimeve në masën 87%. Të dhënat e përpunuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se numri i dëmeve të mbetura pezull është në nivelin më të ulët historik.
Pra, vetëm 13% e atyre që kanë një policë sigurimi për makinën apo pronën janë në pritje të dëmshpërblimit, me status në proces vlerësimi, të miratuara por ende të papaguara ose në proces gjyqësor.
Referuar të dhënave, nga viti 2010-2016, raporti është luhatur në shifrat 24%-28%, ndërsa në vitin 2017 ka pësuar ulje, për t’u rritur në vitin 2019 në masën 21.2%, ndikuar kryesisht edhe nga efekti i dëmeve të dy ngjarjeve të tërmetit.
Nga viti 2019 trendi ka vijuar në rënie, për shkak të ndryshimeve në ligjore në afatet e dëmshpërblimit dhe kontrolleve që i bëhen shoqërive të sigurimit.
Kjo është reflektuar direkt edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëmeve pezull, nga 10,750 në fund të vitit 2021, në 8600 në fund të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta