Makron apo Le Pen? Sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
Francezët do t’i drejtohen kutive të votimit këtë të dielë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, garon presidenti aktual Emanuel Makron i cili kërkon një mandat të dytë dhe kandidatja nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen.
44-vjeçari Makron kryesoi raundin e parë të zgjedhjeve më 10 prill me 27.8% të votave. Ai synon të bëhet presidenti i parë që merr një mandat të dytë që nga viti 2002, shkruan France24.
Ndërsa, Le Pen mori 23.1% të votave në raundin e parë. Kjo është hera e tretë që ajo garon për presidente. 53-vjeçarja shpreson se do të bëhet gruaja e parë që do të marrë këtë detyrë.
48.7 milionë francezë kanë të drejtë vote, por sipas sondazheve, në votime mund të marrin pjesë shumë më pak qytetarë se në raundin e parë.
Në vitin 2017, Makron e mundi Le Pen teksa edhe në këto zgjedhje, sondazhet tregojnë se presidenti ka një epërsi ndaj rivales së tij.
LEXONI GJITHASHTU
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë