Makron dhe Le Pen në terren, të mërkurën debati televiziv
Dy kandidatët për president të Francës janë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.
Më 24 prill presidenti aktual Emanuel Makron përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë Marin Le Pen.
Sipas sondazheve gara është e ngushtë, por Makroni pritet të fitojë për të dytën herë zgjedhjet. Të dy kandidatët kanë dalë të terren për të bindur qytetarët dhe të mërkurën përballen në një debat televiziv.
Në disa qytete ka pasur dhe protesta të cilat kundërshtojnë politikat e Le Penit për shkak se është shfaqur e afërt me Putinin. Ajo ka kritikuar pushtimin e Ukrainës dhe ka premtuar se do të afrojë Perëndimin me Moskën.
Partia e Le Penit ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur liderin e serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik. Nga ana tjetër diplomatët në Bruksel shprehen të bindur se nëse fiton Makroni, Franca do të jetë më pozitive ndaj procesit të zgjerimit dhe do të vazhdojë përkushtimin stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë