Maks Vershtapen shpallet kampion i botës për herë të dytë në Formula 1

9 Tetor 2022 | 12:23

Piloti i Red Bull, Maks Vershtapen fitoi garën e Japonisë në Formula 1dhe u shpall kampion i botës për të dytën herë radhazi.

Pas tre orësh me një mot të paqëndrueshëm me shi, gara përfundon me triumfin në fund të 25-vjeçarit.

Ai la pas shokun e tij të skuderisë, Serxho Perez dhe podiumin e plotësoi piloti i Ferrarit, Çarls Leklerk.

Monegasku përfundoi i dyti në pistën e Suzukës, por një gabim në kthesën e fundit, bëri që ai të merrte një penalitet prej 5 sekondash pas përfundimit të garës, duke zbritur në vendin e tretë.

Ljuis Hemilton e përfundoi garën në vendin e katërt, Vetel në vendin e gjashtë ndërsa Alonso në të shtatin.

Vershtapen kryeson klasifikimin e pilotëve me 366 pikë, teksa mbeten edhe 4 gara për t’u zhvilluar këtë sezon.

Pas tij, vijnë Perez me 253 pikë, Leklerk me 252 pikë, Rasëll me 207 dhe Sainz me 202 pikë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026