Malaj: Përgëzoj Erla Mëhillin, të ftuarit s’e përballojnë debatin, ikin nga studio

22 Shtator 2022 | 09:42

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisioni Goodmorning Albanians në Euronews Albania ku u diskutua lidhur me idealin në profesion.

Malaj tha se është shpresëplotë tek të rinjtë që janë mendjeplotë dhe duan të bëjnë politika të mirë.

Ajo mori shembullin e moderatores së emisionit Now, Erla Mëhilli teksa bëri edhe një batutë për largimin e Spartak Ngjelës nga studioja një natë më parë pas debatit.

“Kam parë një gjë, p.sh., dua të komplimentoj Erla Mëhillin që i menaxhon aq mirë situatat dhe politikanët. I keni vënë re që politikanët kur i vë në debat nuk e përballojnë dot dhe ikin nga studioja se vajzat e mençura bëjnë politika shumë të mira. Siç thotë Remark, gratë janë si llastiku; tërhiqen dhe shkojnë në vend”, tha Malaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026