Malaj: Vetëm dy akte nënligjore deri te hapja e basteve online
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se procesi për hapjen e basteve sportive online është në fazën përfundimtare, me vetëm dy akte nënligjore që mbeten për t’u miratuar para nisjes së aktivitetit të ligjshëm të operatorëve.
Në një konferencë për shtyp, Malaj tha se këto akte po bashkërendohen me Ministrinë e Drejtësisë dhe, pas dakordësimit final, do të publikohen për të hapur rrugën e licencimit të operatorëve.
“Për sa i përket basteve sportive online, kanë mbetur edhe dy akte nënligjore që po i bashkërendojmë me Ministrinë e Drejtësisë. Pas përfundimit të këtij procesi, do t’i publikojmë për të vijuar me licencimin e operatorëve”, u shpreh ministri.
I pyetur edhe për ecurinë e nismës së “paqes fiskale”, Malaj theksoi se procesi varet nga miratimi i akteve nënligjore dhe pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit maj.
Sipas tij, zbatimi mund të ndodhë në pjesën e parë ose të dytë të muajit, ndërsa çdo ndryshim i afateve do të varet nga ecuria e miratimeve dhe, nëse nevojitet, do të shoqërohet me ndërhyrje ligjore.
“Sa i përket akteve nënligjore për fshirjen e detyrimeve doganore dhe tatimore dhe paqes fiskale, ato pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit maj. Në varësi të ecurisë së procesit, do të vendoset nëse do të ketë shtyrje apo jo”, tha Malaj.
Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti