Malajzia i kthen mbeturinat Europës “nuk do të bëhemi kosh plehrash”
Malajzia i ka kthyer 150 kontejnerë me mbetje plastike, disa prej vendeve më të pasura të Europës dhe Amerikës së Veriut, teksa ministrja e Mjedisit ka paralajmëruar se “ata që duan ta kthejnë këtë vend në një kosh plehrash të botës, mund të vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur”.
[twitter_feed=https://twitter.com/yeobeeyin/status/1219115440359632898]
Dërgesat e mbeturinave të padëshiruara janë ridrejtuar nga Azia juglindore, që nga koha kur Kina ndaloi importin e mbetjeve plastike në 2018-n, por Malajzia dhe vendet që konsiderohen si “në zhvillim e sipër” janë kundër.
Ministrja e Mjedisit, znj. Yeo Bee Yin, tha se do kthejnë edhe 110 kontejnerë të tjerë deri në mesin e vitit 2020.
Nga 150 kontejnerë, 43 i janë kthyer Francës, 42 Mbretërisë së Bashkuar, 17 Shteteve të Bashkuara, 11 Kanadasë, 10 Spanjës, ndërsa pjesa tjetër Hong-Kongut, Japonisë, Singaporit, Portugalisë, Kinës, Bangladeshit, Sri Lankës dhe Lituanisë, ka thënë ministria e Mjedisit.
Ministrja gjithashtu tha se kjo nuk i ka kushtuar asgjë qeverisë pasi kostot e kthimit të këtyre mbeturinave janë përballuar plotësisht nga linjat e transporteve dhe kompanitë përgjegjëse për importin dhe eksportin e mbeturinave.
“Nëse njerëzit duan të na shohin si koshi i plehrave i botës, le të vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur”, iu tha znj.Yeo gazetarëve gjatë një inspektimi në portin verior të shtetit Penangut.
Znj. Yeo tha se qeveria do të nisë një aksion veprimi mbi importin e sendeve plastike të jashtëligjshme muajin që vjen, çka do ndihmojë agjencitë e ndryshme të koordinojnë zbatimin dhe të përshpejtojnë procesin e kthimit të mbetjeve.
“Pozicioni jonë është i palëkundur. Ne duam vetëm te kthejmë mbeturinat dhe ne duam vetëm të japim mesazhin që Malajzia nuk është koshi i plehrave i botës”, shtoi ajo.
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës