Mali i Zi, Gjuroviç kthen propozimin e 41 deputetëve për shkarkimin e Gjukanoviç
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka kthyer propozimin e 41 deputetëve që të fillojë procedura për të përcaktuar nëse presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ka shkelur Kushtetutën dhe ta shkarkojë atë.
Sipas mediave të huaja, ajo ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë dy procedura që duhet të ndahen.
“Propozimi i dorëzuar në titull, e më vonë në shpjegim, përmban fillimin e një procedure e cila në kuptimin e saj procedural dhe esencial juridik ka dy faza që nënkuptojnë por edhe kërkojnë propozime të veçanta”, ka thënë Gjuroviç në njoftimin e saj, shkruan Euronews.
Siç tha ajo, Kushtetuta e Malit të Zi dhe Rregullorja e Kuvendit e specifikojnë qartë procedurën.
Sipas Gjuroviçit, nga rregullorja del pa mëdyshje se në rastin konkret është e nevojshme të korrigjohet akti i paraqitur dhe të emërtohet si propozim për fillimin e procedurës nëse Presidenti i Malit të Zi ka shkelur Kushtetutën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta