Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE
Gjatë takimit të pestë të Konferencës së Anëtarësimit që u zhvillua sot në Bruksel, u shënua dhe çelja e kapitullit të fundit të negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Kapitulli 8-të, i cili përmban politikën e konkurrencës, e çon në 33 numrin e kapitujve të hapur me Malin e Zi.
Dy prej 35 kapitujve që janë gjithsej përmbyllen vetëm në fund të procesit të negociatave me 33 kapitujt e tjerë, pasi kanë të bejnë me çështje të tjera dhe me çështjet institucionale dhe buxhetore me BE-në.
Por megjithëse Mali i Zi i ka çelur tashmë të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, që prej qershorit të vitit 2012 kur e ka nisur këtë proces, vendi ka përmbyllur përkohësisht vetëm 3 prej tyre.
Gjatë takimit nê Bruksel më përfaqësues të Këshillit, me në krye Presidencën kroate të BE-së në ditën e fundit të saj, të Komisionit, dhe të Malit të Zi, u vendosën dhe kriteret përkatëse për kapitullin 8, të cilat do të duhen të përmbushen në vijim nga vendi.
Delegacioni i BE drejtohej nga Irena Andrassy, Ambasadore, përfaqësuese e Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së. Komisioni Europian përfaqësohej nga Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Europiane për Fqinjësi dhe Negociatave për Zgjerim. Delegacioni i Malit të Zi drejtohej nga ambasadori Bojan Sakric, kreu i Misionit Malazez për BE-në.
Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi, përgëzoi Malin e Zi për hapjen e kapitullit më të fundit të negociatave me një mesazh në Twitter.
Pleased that #Montenegro today opened the last chapter, on competition, at accession conference with #EU. A clear signal of our commitment to #WesternBalkans & enlargement policy. Focus is now needed on reforms, esp in rule of law, so Montenegro can progress further on EU path.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 30, 2020
“Të kënaqur që Mali i Zi hapi sot kapitullin e fundit, në konferencën e pranimi me BE-në”, shkroi Varhelyi në Twitter.
“Një shenjë e qartë e angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit. Tani të përqendrohemi te reformat që nevojiten, sidomos rendi ligjor, që Mali i Zi të përparojë në rrugën drejt BE-së.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta