Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë, kusht përgjigja e tamponit

23 Nëntor 2020 | 11:06

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi tashmë mund ta bëjnë diçka të tillë.

Kushti i vetëm është përgjigjja e tamponit që personat duhet të kenë me vete në mënyrë që të kalojnë pa problem kufirin.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Në 21 nëntor autoritetet malazeze morën masa kufizuese sa i përket COVID-19 të cilat u bënë me dije nga Policia e Shkodrës.

Deri më sot, në Malin e Zi lejohej hyrja vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtonin drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të ishin të pajisur me prenotimet e biletave).

 

Lexoni gjithashtu: 

COVID-19, Mali i Zi shtrëngon masat për Shqipërinë, publikohen rregullat e reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026