Mali i Zi, protesta të dhunshme kundër kurorëzimit të kreut të Kishës Serbe
Policia në Malin e Zi ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që po përpiqen të bllokojnë emërimin e kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Serbe.
Turma e irrituar gjuajti me gurë policinë dhe rrëzoi gardhet e sigurisë përreth manastirit në qytetin Cetinje.
Por pavarësisht protestave, ardhja në fron e Joanikije II vijoi siç ishte planifikuar ditën e diel.
Sidoqoftë, eventi ka nxjerrë në dukje ndasitë që ekzistojnë në vend, që u shkëput nga unioni me Serbinë në vitin 2006.
Kisha Ortodokse Serbe është instituti më i lartë fetar i krishterë në Malin e Zi, por ka qenë në konflikt me presidentin Milo Gjukanoviç.
Ky i fundit akuzon kishën se po përpiqet të minojë pavarësinë e vendit dhe që ta kthejë Malin e Zi sërish nën kontrollin e Serbisë.
Presidenti u kishte bërë thirrje protestuesve që të pengonin përurimin e Joanikije II në postin më të lartë klerik, i njohur si kryepeshkopi i Cetinjes.
Të shtunën, disa qindra manifestues ngritën barrikada për të penguar aksesin në këtë qytet. “Po ngremë barrikada pasi jemi ngopur me ndikimin e Beogradit që mohon shtetin tonë dhe na thotë se cilat janë të drejtat tona fetare”, deklaroi një protestues për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Për manifestuesit, çdo objekt kulti i ndërtuar në Malin e Zi i përket popullit dhe këtij shteti.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta