Mamdani: Takimi me Presidentin Trump ishte “produktiv”

21 Nëntor 2025 | 21:57

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se takimi i tij në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump ishte “produktiv” dhe i fokusuar tek shqetësimet kryesore të njujorkezëve mbi koston e jetesës.

“E vlerësova takimin me presidentin… ishte një takim produktiv i përqendruar në admirimin dhe dashurinë tonë të përbashkët për New York City,” tha Mamdani, ndërsa qëndronte pranë Trumpit gjatë deklaratës për media.

Presidenti Trump e përgëzoi Mamdanin për fitoren e tij në zgjedhje, ndërsa kryebashkiaku i ri u shpreh se “e vlerësoi bisedën” dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Mamdani nënvizoi domosdoshmërinë për t’i ofruar përballueshmëri ekonomike 8.5 milionë banorëve të Nju Jorkut, të cilët vazhdojnë të përballen me çmime të papërballueshme në qytetin më të shtrenjtë të SHBA-së.

“Folëm për qiranë, folëm për ushqimet, folëm për shërbimet. Folëm për mënyrat e ndryshme se si njerëzit po dëbohen”, tha Mamdani, duke iu referuar çështjeve kryesore të fushatës së tij për kryetar bashkie.

“E vlerësova kohën me presidentin, e vlerësova bisedën dhe mezi pres të punojmë së bashku për të ofruar këtë përballueshmëri për njujorkezët.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026