“Manastiri i Deçanit është i sigurt”, Shoshi: “Evropa Nostra” është bërë instrument i propagandës së Serbisë
Sali Shoshi, drejtor i organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” në Kosovë tha për Euronews Albania se arsyetimet e organizatës ‘Evropa Nostra’ që e ka përfshirë Manastirin e Deçanit, në “listën e 7 monumenteve më të rrezikuara për vitin 2021”, janë të pabazë. Sipas z. Shoshi, me arsyetimet e dhëna ‘Evropa Nostra’ ka treguar se është bërë pjesë e propagandës së shtetit serb.
Z. Shoshi ka hedhur poshtë pretendimet e organizatës, sipas të cilës manastiri është sulmuar nga ISIS, duke shpjeguar se ngjarja e vitit 2016 kur Manastiri është shkruar me disa grafitë, është konfirmuar edhe nga institucionet ndërkombëtarë se nuk ishte një sulm i organizuar.
“Çështja e dytë e ngritur nga ‘Evropa Nostra’ është ajo e rrugës nacionale Deçan-Plavë, që ka qenë projekt i qeverisë së Kosovës, por kjo është përmbushur me një ujdi me kishën ortodokse serbe ku është rënë dakord se do të ketë një anashkalim.
Dhe çështja e tretë ka të bëjë me pronësinë mes komunës së Decanit dhe Manastirit ku me vendim gjykate i është dhënë të drejtë manastirit”, tha z. Shoshi.
Ai shpjegoi se përmes një ligji të miratuar pas pavarësisë në Kosovë, garantohet që kleri ortodoks serb të jetë aktiv në vendimmarrjen që kanë të bëjnë me komunitete serb, janë vendimmarrës.
“Manastiri i Decanit si vlerë e trashëgimisë është i sigurt, nuk ka një rrezik, dhe kleri ortodoks është pjesë e vendimmarrjes për Manastirin”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta