Manastiri i Zvërnecit pret vizitorët e parë të vitit 2021

4 Janar 2021 | 11:06

Manastiri i Zvërnecit ka pritur vizitorët e parë për vitin 2021.

Janë të shumtë ata që të dielën e kanë kthyer në një ritual, mes ndezjes së një qiriu në kishën e rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhi i mrekullueshëm i lagunës së Nartës.

Vlora nuk ka vetëm rreze dielli në breg të detit. Janë të shumtë vlonjatët apo dhe vizitorët që preferojnë ta kalojnë të dielën duke vizituar Manastirin e Zvërnecit si një prej vendeve të qeta, por pse jo edhe për të ndezur një qiri si ogur i mirë në këto ditë të para të vitit.

Ka dhe nga ata të cilët shprehen, se duhet më shumë kujdes dhe investim në këtë objekt kaq të rëndësishëm.

Francesco një italian i cili jeton prej kohësh në Vlorë së bashku me bashkëshorten nga Praga thotë se çdodiel preferon të vizitojë Manastirin për t’u lutur.

“Vijmë shpesh të dielave për t’u lutur. Jemi katolikë,” – u shpreh Francesco.

Ndërkaq bashkëshortja e tij nga Praga tha se i pëlqen shumë qetësia dhe magjia që përcjell ky vend.

Manastiri i Shën MarisëZvërnecit është një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës. I ndërtuar mes shekullit 12 dhe 14, pranë lagunës së Nartës, ai është rikonstruktuar tri herë deri më sot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026