Manastirliu: Ende herët për të lehtësuar masat anti-COVID
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se është ‘ende herët për të lëshuar të gjitha masat’ kundër COVID-19.
Znj. Manastirliu duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shprehet se nga situata aktuale epidemiologjike duhet të tregohemi të kujdesshëm.
“Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se në vendin tonë mbizotëron variantit Omicron.
“Kemi mbi 18 mijë raste aktive të cilat janë në masën 98% me variantin Omicron”, tha Manastirliu.
Pritet që Komiteti Teknik të mblidhet për të rivlerësuar afatin 6-mujor të dozës përforcuese dhe uljen e ditëve të izolimit.
Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 2.6 milionë vaksinime dhe kanë marrë një ose dy doza 56% e popullsisë mbi 16 vjecc.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta