Manastirliu: Sot nis vaksinimi për mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e “Arenës Kombëtare” ka njoftuar se mesditën e sotme nis programi i vaksinimit anti-Covid në Shqipëri.
“Plani i vaksinimit përfshin disa aspekte, që përfshin grupet me prioritet që do të vaksinohen, që janë punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e urgjencave. Edhe këtu ka një prioritet sepse numri i personelit tonë shëndetësor është 23 mijë. Mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID janë të parët. Vaksinimi i tyre do të nisë sot”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, do të vaksinohen edhe personat mbi 75-vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore.
“Më pas vijon me punonjësit shëndetësorë në reanimacione, në urgjenca. Në grupe që janë identifikuar si prioritare, janë persona të moshuar edhe ata me probleme shëndetësore. Do të vijojmë me personat mbi 75 vjeç”, tha ajo më tej.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta