Manchester City deklaron 145 milionë euro humbje nga sezoni i shkuar
Klubi i Manchester City-it deklaroi 145 milionë euro (£126m) humbje nga sezoni 2019-2020, i cili pati një pezullim disa mujor për shkak të pandemisë së COVID-19.
Bilanci i klubit anglez tregoi një tkurrje me 11% të të ardhurave. Shifrat flasin për rreth 550 milionë euro arkëtime, të cilat nuk përfshijnë pagesat e lojtarëve të transferuar, si për shembull lëvizja e Leroy Sane te Bayern Munich.
Gjatë periudhës mars-qershor 2020 aktivitetet sportive u pezulluan në Britaninë e Madhe dhe ndeshjet më pas vijuan pa praninë e tifozëve duke detyruar klubet e futbollit të rishikonin situatat financiare pasi nuk do të prisnin më të ardhura nga shitja e biletave.
Ekspertët financiarë të nënkampionëve të Anglisë flasin për një shifër prej 140 milionë eurosh humbje për dy vitet e ardhshme.
Përballë kësaj situate UEFA ka kërkuar që sipas rregullit të “Fair Play”-it financiar, klubet të dorëzojnë si bilanc të vetëm aktivitetet e dy sezoneve të fundit.
Pavarësisht situatës drejtuesit e klubit të Manchester City-it janë shprehur të bindur se kjo nuk do ta pengojë vijueshmërinë e rezultateve sportive. Drejtori Ekzekutiv Ferran Soriano tha për mediat britanike se financat e klubit “janë të forta”.
City pret rreth 60 milionë euro pagesa nga Bayern, ndërsa kualifikimi më tej në Champions League sjell edhe rreth 15 milionë euro arkëtime. Parashikimet janë optimiste nëse skuadra përmbyll sezonin me trofe si kampion në Angli. Megjithatë, duke i shkuar fjalëve të Pep Guardiolës, City “nuk do të blejë më lojtarë nga 100 milionë euro”. Zanafilla tashmë duket se e ka bazën te bilancet, tregues që së paku për lëvizjet në merkato.
LEXONI GJITHASHTU:
- PSG kërkon revanshin ndaj Bayern, në takimin tjetër çerekfinalist, Porto pret Chelsea në Seviljë
- Champions League, Real Madrid dhe City fitojnë çerekfinalet e para ndaj Liverpool e Dortmund
- Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli: Synoj medalje dhe në botëror
- Bernardeschi me COVID-19, shtohet lista e futbollistëve të infektuar pas ndeshjeve me Italinë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta