Manchester City “fut ujë”, 450 mln euro shpenzime nuk mjaftojnë, Cityzens vuajnë në mbrojtje
Humbja 2-5 përballë Leicester dhemb jo pak për Manchester Cityn që nuk i ka bërë një nisje edhe aq të mirë sezonit të Premier League.
Kjo ishte hera e parë që një ekip i drejtuar nga Pep Guardiola pëson 5 gola në një ndeshje të vetme dhe tek Cityzens kanë nisur të shqetësohen pasi sezoni është i gjatë dhe janë edhe shumë ndeshje për tu luajtur.
Mbrojtja me sa duket është thembra e Akilit për nën kampionet e Premier League edhe pse duhet thënë se investimet nga ana e drejtuesve të klubit nuk është se kanë munguar por nuk janë bërë qasjet e duhura.
Që prej ardhjes së teknikut spanjoll janë investuar jo pak por 450 milionë euro në repartin e mbrojtjes. Vetëm në këtë sezon janë shpenzuar 100 milionë euro në mbrojte, afrimi i fundit është Ruben Diaz nga Benfica. Megjithatë milionat e shpenzuara nuk kanë mjaftuar.
Mancheser City ka si synim te kthehet tek titulli por përballë një Liverpooli që duket solid dhe një Chelsea që është përforcuar ndjeshëm nuk pritet të jetë aspak e lehtë.
Guardiola duhet patjetër të gjejë një zgjidhje për të futur ekipin sërish në rrugën e sukseseve.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta