“Mandarinat nga Shqipëria përmbushin standardet e sigurisë”, Kosova nxjerr analizat

23 Dhjetor 2024 | 19:41

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka publikuar sot rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera.

“Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë  duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e Bashkimit Evropian No. 396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore,  respektivisht rregulloreve/ amendamenteve (EU) No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos  dhe chlorpyrifos -metil, dhe amendamentit/ rregullores  (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve  ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”, bëhet me dije nga autoritetet në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026