Mangësitë nga mësimi në pandemi, boshllëqe për të gjithë nxënësit
Fjona Mazreku shkon këtë vit në klasë të 4, në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Por, përvec vitit të parë të shkollës, pjesa tjetër e shkollimit është bërë më shumë online se fizikisht në klasë.
Për vogëlushen kjo ka shkaktuar jo vetëm vështirësi për të mësuar, por edhe mangësi e boshllëk njohurish. Fjona edhe pse nis klasën e 4, ende ka shume mësime nga klasa e 2 dhe e 3, të cilat nuk i ka kuptuar.
“E kam pasur të vështirë në matematikë”, u shpreh ajo.
Në vështirësi janë vënë dhe prindërit. Nëna e Fjonës, Sonila ka qenë e përkushtuar më shumë se zakonisht në ndihmën që i ka dhënë të bijës gjatë përgatitjes.
“Nuk mundem, ka ushtrime në matematikë që as unë nuk i kuptoj. Ka shumë boshllëqe”, tregoi ajo.
Por, as për nxënësit e shkëlqyer nuk ka qenë e lehtë të përvetësojnë siç duhet lëndët mësimore. Lenea Vehbiu një tjetër nxënëse në klasën e katërt, pranë shkollës 9 vjeçare “Androkli Kostallari”, na tregon problemet që ka hasur gjatë mësimit në kohë pandemie.
“Patjetër që po. Në ë matematikë në gjuhë, në këto ushtrimet s’i kam kuptuar. Por, ja kam dalë së më ka ndihmuar mami”, tha ajo.
Për familje në gjendje jo të mirë ekonomike si ajo e Fjonës, sfidë më vete, ka qenë edhe sigurimi i internetit të vazhdueshëm për mësimin online.
Si Fjona dhe Lenea ka me dhjetëra nxënës që po vuajnë paqartësitë e krijuara nga dy vite jo të zakonshme mësimdhënieje.
Dhe, kjo kohë e gjatë ngre pikëpyetje mbi faktin nëse do mundet përsëritja e njohurive, të zëvendësojë mangësitë e krijuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta