Maqedoni e Veriut, kufizimet e reja hyjnë në fuqi prej 18 dhjetorit. Ankesa nga hoteleria

16 Dhjetor 2020 | 06:22

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për të kufizuar orarin e punës së sektorit të hotelerisë deri në orën 18.00, duke filluar nga data 18 dhjetor, e deri më 20 janar. Kryeministri Zoran Zaev u tha qytetarëve se kjo masë, megjithëse nuk pranohet nga sektori i hotelerisë dhe qytetarët, është një domosdoshmëri që të parandalohet një valë tjetër infektimi. 

“Masat janë për kufizimin e orarit të punës se objekteve hotelerike, ndalesë për organizimin e festimeve para Vitit të Ri dhe gjatë Vitit të Ri, në ambient të hapur dhe të mbyllur. Tashmë kemi dërguar rekomandime deri tek organizatat fetare, deri tek kompanitë, komunat dhe pronarët e hoteleve. Hoteleria do të mund të punojë deri në orën 18:00. Qëllimi i këtij vendimi është që të gjithë të përmbahemi edhe pak gjatë festave, dhe të mos lejojmë që festa të dalë jashtë kontrollit”, tha kryeministri Zaev. 

Kryeministri bëri apel për sjellje të përgjegjshme të qytetarëve dhe për të mos u grumbulluar nëpër shtëpi dhe lokale për të festuar. 

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor ende është nën presion dhe se qytetarët janë të vetmit që mund ta ndihmojnë duke respektuar vendimet e Qeverisë për kujdes nga infektimi, derisa të fillojë vaksinimi i popullatës në muajin mars. 

“Apeloj deri tek qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme se vaksinat nuk janë të sigurta. Ato i kanë kaluar të gjitha testimet sikurse të gjithë vaksinat e tjera në botë dhe janë të sigurta. Qëllimi jonë parësor është ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe ulja e numrit të personave të vdekur nga virusi. Situata është ende kritike, prandaj edhe propozuam masat e reja që i pranoi Qeveria. Për pjesën tjetër mbetet të mbështetemi në ndërgjegjen e qytetarëve. Mos lejoni që ditët më të mira festive të bëhen të errëta”, tha ministri Filipçe.

Qeveria solli vendim edhe për ndalimin e festimeve në Maqedoninë e Veriut, në ambiente të hapura e të mbyllura. Kompanive iu dha urdhër që të mos organizojnë festa të brendshme për të punësuarit, dhe u kërkua nga klerikët fetarë që të mos bëjnë thirrje për grumbullime masive për festat fetare. Nga dita e sotme do të fillojë edhe një fushatë e Qeverisë për të sensibilizuar qytetarët që të respektojnë rekomandimet dhe kufizimet. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026